Përfaqësues të tre bashkësive fetare islame në trevat shqiptare, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Bashkësia Islame e Kosovës dhe Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë, më 27 qershor 2013, kanë zhvilluar mbledhjen e radhës të përbashkët në KMSH. Në këtë mbledhje u diskutua mbi botimin e librit me referatet e konferencës “Kontributi…
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, duke vlerësuar rëndësinë e ushtrimit të së drejtës kushtetuese përmes votës së lirë për çdo besimtar dhe qytetar, i bën thirrje besimtarëve myslimanë dhe mbarë qytetarëve shqiptarë që t’i shoqërojnë këto momente të zgjedhjeve parlamentare me qetësi, maturi dhe harmoni të plotë me të gjithë qytetarët…
Nënkryetari i Komunitetit Mysliman Bujar Spahiu, i shoqëruar nga drejtori i Burimeve Njerëzore Dorian Demetja, Myftiu i Korçës, H. Qazim Muçi, Myftiu i Pogradecit Namik Mahmutllari si dhe myftiu i Devollit Artur Vrenozi, zhvilloi një vizitë në xhaminë “Iljaz bej Mirahori”, e cila po i nënshtrohet restaurimit të plotë falë…
Drejtoria e Burimeve Njerëzore në KMSH, në kuadër të realizimit të programit të saj për zhvillimin profesional të kuadrove të saj, organizoi më datë 20 qershor 2013 në Medresenë e Korçës seminarin me temë “Funksionimi i institucionit dhe roli i imamit”, me pjesëmarrjen e imamëve të Korçës, Devollit e Pogradecit.…
Në bazë të vendimit nr. 2 datë 29.05.2013 të KKT, Ministria e Kulturës zbardh lejen zhvillimore komplekse për Xhaminë e Namazgjasë. Në mbështetje të nenit 8, nenit 70/8 dhe nenit 70/11 të ligjit nr. 10119 datë 23.04.2009 “Për Planifikimin e Territorit”, i ndryshuar, Vendimit nr. 87 datë 07.02.2012 të Këshillit…
“Përgatite zemrën me dituri ashtu siç përgatitet ara për mbjellje. Zemra ngjallet me dituri ashtu siç ngjallet toka me ujë.” Zyra e Gruas është në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, ka filluar organizimin e kurseve të ndryshme si: Anglisht, Arabisht, Turqisht, Kuran, Kompjuter. Përveç kurseve që zhvillohen në ambientet e Medresesë…
Nënkryetari i Komunitetit Mysliman Bujar Spahiu i shoqëruar nga Drejtori i Burimeve Njerëzore Dorian Demetja si dhe nga Përgjegjësi i Sektorit të Rinisë në KMSH Lauren Luli, zhvilluan një vizitë pune në Myftininë e rrethit Pukë. Kjo vizitë u zhvillua në kuadrin e përgatitjeve për muajin e shenjtë të Ramazanit. Gjatë vizitës N/Kryetari i KMSH-së Bujar…
Gjatë paradites së 19 qershorit 2013, në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, u mbajt mbledhja e radhës e Bordit Ekzekutiv të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, në ambientet e Komunitetit mysliman. Gjatë mbledhjes së sotme Këshilli Ndërfetar, ka diskutuar në lidhje me zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta për promovimin e vlerave tradicionale…
Ditën e shtunë më 15 qershor 2013, gjatë aktivitetit fetaro shkencor, Hap pas hapi me “100 personalitete shqiptare të kulturës islame”, Këshilli i Bashkisë Shkodër i ka akorduar Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Selim Muçës, titullin e lartë “Qytetar Nderi” i Shkodrës. Titulli iu akordua nga Kryetari i…