Takimi i radhës i kreut të KMSH-së, H. Bujar Spahiu në Arabinë Saudite ka qenë me presidentin e e Bankës Islamike për Zhvillim, Dr. Bandar Hajjar. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi projekte dhe bashkëpunime të ndryshme në disa fusha. Kreu i KMSH-së shprehu dëshirën e bashkëpunimit dhe investimit të…
Në vazhdë të vizitës në Mbretërinë e Arabisë Saudite, delegacioni i KMSH-së më në krye kryetarin, H. Bujar Spahiu ka zhvilluar një takim me Dr. Abdullah bin Abdulaziz Al-Rabiah, sekretarin e përgjithshëm të Qendrës Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman”. Kreu i KMSH-së e falënderoi sekretarin e përgjithshëm për kontributin dhe…
Në kuadër të vizitës në Mbretërinë e Arabinë Saudite, kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu bashkë me grupin shoqërues kanë vijuar takimet me zyrtarë të lartë në disa ministri. Kreu i KMSH-së zhvilloi një takim me zv/ministrin e Haxhit dhe Umres, Dr. Abdulfetah bin Sulejman Meshat. Gjatë takimit z. Spahiu…
Më 30 tetor 2014, pushoi së rrahuri zemra e ish-myftiut të Tiranës, H. Hafiz Shaban Saliaj. Pushoi së rrahuri zemra e imamit, mësuesit, edukatorit, njeriut të mirë e të urtë, njeriut që dha një kontribut të madh në rihapjen e shumë xhamive në rrethin e Tiranës, këmba e të cilit…
Cikli i mbrëmjeve fetare “Frytet e Besimit” u zhvillua dje pas namazit të jacisë në Xhaminë e Sahatit në Berat. Dhjetra besimtarë ishin të pranishëm për të përfituar nga urtësitë dhe mesazhet e këtyre mbrëmjeve fetare. Programi filloi me leximin e ajeteve Kur’anore nga mësuesi i Kur’anit në Medresenë e…
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërsië, H. Bujar Spahiu, i shoqëruar nga drejtori i Vakf-Investimeve, z. Edison Hoti dhe nga Myftiu i Tiranës, z. Lauren Luli kanë zhvilluar një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite. Kjo vizitë u organizua me nismë të ministrit për Çështjet Islame në Arabinë Saudit, z. Abdul-Latif…
Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Taulant Bica priti në një takim drejtorin e Komisionit për Marrëdhëniet me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze në Republikën e Maqedonisë së Veriut (KMBFGR), z. Darijan Sotirovski. Drejtori i KMBFGR-së prezantoi institucionin që përfaqësonte dhe tha se Shqipëria është një model suksesi në…
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori pjesë në Samitin e Paqes për Evropën Juglindore me temë:”Paqja, Siguria dhe Zhvillimi njerëzor në Evropën Juglindore”, samit i cili u zhvillua sot dhe përgjatë ditës së nesërme në Tiranë. Në këtë samit marrin pjesë personalitete të nivelit të lartë,…
Është inauguruar këtë të premte xhamia e re në Arrameras në Fushë-Krujë. Në një atmosferë të ngrohtë shpirtërore, me lexim Kur’ani, ilahi dhe me përshëndetjen e të ftuarve u hapën dyert e xhamisë më të re në Fushë-Krujë. Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë,…
Cikli i mbrëmjeve fetare “Frytet e Besimit” u zhvillua mbrëmjen e djeshme në xhaminë “Paskuqan 2” Tiranë, duke filluar kështu sezonin e ri të referimeve me tematika të ndryshme fetare me besimtarët myslimanë në mbarë vendin. Programi u hap me leximin e disa ajeteve Kur’anore nga zv. Myftiu i Tiranës,…