Drejtoria e Arsimit pranë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, organizoi një darkë iftari në ambientet e “Tirana International Hotel” me nxënësit e medresesë së Elbasanit, Shkodrës dhe Tiranës, dega djem.
Të pranishëm ishin Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Taulant Bica, Drejtori i Arsimit në KMSH, z. Elton Karaj, Drejtori i Thirrjes në Islam, z. Erjol Haxhiu, si dhe përfaqësues të lartë të medreseve përkatëse.
Në fjalën e tij hapëse, Drejtori i Arsimit, z. Karaj, ju uroi mirëseardhjen dhe agjërim të pranuar nxënësve të pranishëm.
Ndërsa Nënkryetari Bica, foli shkurtimisht mbi vlerat dhe dobitë e këtij muaji të begatë, si në aspektin personal të individit po ashtu edhe në atë shoqëror.
Më tej, nxënësit dhe mësuesit e pranishëm, vijuan me darkën e iftarit të shtruar në kuadër të këtij muaji të begatë.