Pas Zvicrës delegacioni i KMSH ka vijuar me turin e vizitave në xhamitë e diasporës.
Ndalesa e radhës ka qenë në Lörrach, Gjermani.
Në këtë vizitë nënkryetari Bica, dhe anëtarët që e shoqërojnë, janë pritur nga shoqata shqiptaro-gjermane “Elif”.
Kryetari i xhamisë, z. Alim Tahiri dhe anëtari Besnik Bajrami u kanë uruar mirëseardhjen përfaqësuesve të KMSH dhe së bashku kanë zhvilluar një bashkëbisedim me xhematin e xhamisë në fjalë.
Në fund të aktivitetit u shkëmbyen dhurata simbolike mes palëve, nënkryetari Bica u dha medaljonin që simbolozon 100-vjetorin e themelimit të Komuniteti Mysliman të Shqipërisë.
   

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë