Në fund të vizitës në Zvicër, delegacioni i Komunitetit Mysliman zhvilloi dy vizita të ndryshme me; kryesinë e xhamisë së Zyrihut dhe atë të xhamisë së Wetzikonit.
Për shkak të kohës së shkurtër dhe axhendës së ngjeshur, për të prekur sa më shumë xhami të Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, delegacioni zhvilloi këto dy vizita paralelisht.
Kryetari u prit nga kryesia e xhamisë së Zyrihut me kryetar Ismail ef.Ademi dhe imam Nebi Rexhepi, nënkryetari u prit nga kryetari i xhamisë së Wetzikonit Arianit ef. Zhuta dhe imami Valter ef. Samurri.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë