Kryetari i KMSH, H. Bujar Spahiu, priti për vizite një delegacion nga Bashkësia Islame e Kosovës dhe Bashkësia Islame e Maqedonisë së Veriut, me përfaqësues z. Ramadan Shkodra dhe prof. Jusuf Zimeri.

Përveç projekteve të përbashkëta në të ardhmen, biseda në këtë vizitë u fokusua në përmbylljen e punës disa vjeçare të veprës “El-Ihtijar li Ta’lilil Muhtar”, vepër e cila është përkthyer dhe redaktuar në bashkëpunim me të tre Komunitetet Myslimane (Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Bashkësia Islame e Kosovës dhe Bashkësia Islame e Maqedonisë së Veriut).

Pas Kolanës “Zani i Naltë” dhe librit “Ilmihal i zgjeruar”, vepra në fjalë me 4 vëllime në fushën e Fikhut Hanefi, është projekti më i madh i të tre Komuniteteve respektive. Kryetari u shoqërua në këtë takim nga Drejtori i Kulturës, z. Dorian Demetja.

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë