Kryetari i KMSH-së, H. Skender Bruçaj, nënkryetari i KMSH-së, z. Gazmend Aga dhe kryevaizi z. Lauren Luli ishin gjatë kësaj fundjave në Zvicër ku morën pjesë në disa aktivitete të ndryshme.
Fillimisht ata kanë marrë pjesë në inaugurimin e Xhamisë Dituria në Gjenevë dhe më pas kanë patur edhe aktivitete të tjera.
Kryetari, nënkryetari dhe kryevaizi kane zhvilluar disa takime me besimtarë dhe shqiptarë që jetojnë në Zvicër.
Ata gjithashtu kanë ligjëruar në disa prej xhamive që kanë vizituar.