“Frytet e Besimit” në Xhaminë e Kombinatit
“Detyra e njeriut në këtë botë është të njohë Zotin, detyra e besimtarit është tua bëjë të njohur njerëzve Zotin”, kështu u shpreh nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Ali Zaimi, mbrëmë në ciklin e mbrëmjeve fetare në Xhaminë e Kombinatit.
Në këtë program fetar ishte i pranishëm edhe zëvendësmyftiu i Tiranës Gazmend Teqja si dhe imami i Xhamisë së Ethem Beut, Elton Karaj.
Cikli i Mbrëmjeve Fetare në Xhami vazhdon të zhvillohet dy herë në javë, ku besimtarëve u komunikohet qëllimi i ekzistencës si dhe rregullimi dhe mirëfunksionimi i marrëdhënieve në shoqërinë dhe komunitetin ku gjithsecili jeton.
19 Nëntor 2014