Me rastin e 25 vjetorit të lirisë së besimit në vendin tonë, (nëntor 1990 – nëntor 2015), Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, shfaq dokumentarin premierë, “H. Hafiz Sabri Koçi, pishtar i lirisë së besimit”.
Për herë të parë ekskluzivisht, pamje të rralla nga rihapja e Xhamisë së Plumbit, 16 nëntor 1990; pamje të rihapjes së xhamisë së Et’hem Beut, 18 janar 1991; dokumente historike, intervista e dëshmi për njeriun, i cili pas 20 viteve burg gjatë regjimit komunist, u bë prijësi dhe pishtari i lirisë së besimit.
Adresa: Muzeu Kombëtar, Tiranë.
E enjte, më 5 nëntor 2015, ora 18:00