Dokumentari “90 vjet Zani i Naltë” ndalesën e radhës e ka patur në Elbasan. Shfaqja e këtij realizimi të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, mblodhi paraditen e së martës, 17 dhjetor 2013, personalitete të ndryshme të shkencës, fesë dhe kulturës së qytetit të Elbasanit.
Dokumentari “90 vjet Zani i Naltë” ndalesën e radhës e ka patur në Elbasan. Shfaqja e këtij realizimi të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, mblodhi paraditen e së martës, 17 dhjetor 2013, personalitete të ndryshme të shkencës, fesë dhe kulturës së qytetit të Elbasanit.
I Pranishëm në këtë aktivitet, Kancelari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Ali Zaimi, pasi përcolli përshëndetjet e kryetarit të KMSH-së Haxhi Selim Muça, u shpreh se ndihej i kënaqur që ishte i pranishëm në këtë shfaqje në Elabsan, siç tha ai, në qytetin e dijes dhe kulturës.
Me tej Kancelari Zaimi foli mbi rëndësinë dhe kontributin e lartë të revistës shkencore “Zani i Naltë” “Gjatë gjithë jetës së saj, kjo revistë botoi një sërë artikujsh që dëshmojnë një pasuri të tërë kulturore, nëpërmjet së cilës pasqyrohet niveli i mendimit teologjik shqiptar. Ajo pati një rëndësi të madhe jo vetëm në edukimin fetar islam të popullatës shqiptare, por ajo zgjoi edhe ndjenjat e patriotizmit dhe të ngritjes kulturore e arsimore të popullit shqiptar” nënvizoi z. Zaimi.
Ndërsa Drejtori revistës, Genti Kruja, u shpreh se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, historikisht ka qenë promotor në promovimin e vlerave të larta islame dhe atdhetare. “Ishin personalitetet e shquara shqiptare të kulturës islame ata që u gjendën të parët në Xhaminë Bajrakli dhe në Medresenë e Mehmet Pashës, ku u kurorëzuan fatet e atdheut me Lidhjen e Prizrenit dhe në shpalljen e Pavarësisë më 1912, duke filluar ndërtimin e shtetit shqiptar e duke kontribuar në të gjitha fushat në të mirën e kombit dhe popullit tonë”, theksoi z. Kruja.
Një fjalë përshëndetëse mbajti edhe Myftiu i Elbasanit, Agim Duka, i cili vlerësoi kontributin e “Zanit Naltë” por edhe të të gjitha botimeve të tjera të KMSH-së.
Dokumentari u shfaq në ambientet e Hotel Imperial dhe të pranishëm në të ishin edhe besimtarë të shumtë të qytetit të Elbasanit. Në përfundim të shfaqjes të pranishmëve iu dhurua nga një kopje e numrit të fundit të revistës “Zani i Naltë” dhe revistës “Drita Islame”
/Drita Islame/