Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skender Bruçaj, priti në një takim studiuesin e njohur Dr. Selman Aude, si dhe Dr. Abdulwehab Tariri, profesor hadithi.
Kryetari Bruçaj pasi i uroi mirëseadhjen, i njohu mysafirët me strukturën dhe funksionimin e Komunitetit Mysliman.
Në takim u bisedua mbi rëndësinë e të parit të gjërave që na bashkojnë dhe jo të atyre që na ndajnë si dhe mbi vlerësimin e historisë dhe njerrjes mësim prej saj.
Në përfundim të takimit, kryetari Bruçaj i dhuroi studiuesit një pikturë të Xhamisë së Ethem Beut, simbol i islamit në Shqipëri, ndërsa Dr. Aude i dhuroi z. Bruçaj disa prej botimeve të tij.
Dr. Aude më pas mbajti edhe hytben e xhumasë në Xhaminë e Ethem Beut, ku tha se për të, kjo xhuma ka një rëndësi të madhe.
“Xhumaja e sotme është e rëndësishme për mua, sepse ndodhem në xhaminë që simbolizon qëndresën e myslimanëve shqiptarë ndaj dhunës komuniste.”, tha z. Aude.
Më tej ai foli mbi ruajtjen e lidhjes me Zotin
Dr. Selman Aude, ka ardhur në Shqipëri me ftesë të KMSH-së, ku do të pjesë në konferencën “Roli i imamëve në shoqërinë moderene”, e cila do të zhvillihet nesër në orën 10:30 në Hotel Tirana.
28 tetor 2016