
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në një vizitë kortezie në selinë e institucionit, z. Abdullah Qari, Drejtor i Zyrës Rajonale të Ligës së Botës Islame (Rabitas) në Bosnje-Hercegovinë.
Gjatë këtij takimi, u diskutuan tema të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve dhe për avancimin e mëtejshëm të projekteve të përbashkëta.
Në fjalën e tij, kryetari Spahiu, theksoi rëndësinë e koordinimit për të shtuar projekte të reja në avancimin e vlerave islame dhe në forcimin e lidhjeve brenda komuniteteve.
Ndërkohë, z. Qari, u shpreh entuziast në bashkëpunimin e mëtejshëm me KMSH-në për t’iu përgjigjur nevojave të besimtarëve dhe për të zhvilluar iniciativa të reja në këtë drejtim.
Takimi vijoi më tej në formën e një bashkëbisedimi të lirë.



