Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti sot në një takim, Drejtorin e Fondacionit “Mirënjohja”, z. Samed Shehu.
Gjatë takimit, z. Shehu, theksoi bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet dy institucioneve si mjaft pozitiv në shërbim të Islamit dhe besimtarëve në vendin tonë.
Ndërsa kryetari Spahiu, e falenderoi Drejtorin e Fondacionit “Mirënjohja” për vizitën dhe i shprehu atij gatishmërinë e vazhdimësisë së këtij bashkëpunimi në projekte të ndryshme në të ardhmen e afërt.
Bashkëbisedimi ndërmjet palëve vijoi më tej mbi tematika të ndryshme.
Gjatë këtij takimi, të dy krerët e lartëpërmendur shoqëroheshin nga përfaqësues të ndryshëm nga stafi përkatës.