Udhëheqësit fetarë të besimit islam nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia u ngritën edhe një herë kundër sulmeve terroriste, duke i cilësuar krime, ato që marrin jetë njerëzish të pafajshëm.

Përfaqësues të bashkësive islame nga të gjitha shtetet e rajonit u bashkuan me këtë këshillë, në ceremoninë e promovimit të veprës së myftiut të Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, me titullin “Ligjërime për fenë e atdheun”.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, i pranishëm në aktivitet u shpreh se jeta e njeriut është e shenjtë, e paprekshme dhe askush nuk ka të drejtë, që në emër të një ideologjie të marrë jetën e njerëzve të pafajshëm.

“Kohët e sotme po përjetojmë një periudhë krizash të padëgjuara. Nga njëra anë janë ata, që janë orientuar drejt dhunës, vdekjes e shkatërrimit, gjoja me motivim fetar; dhe nga ana tjetër njerëzit që po i vuajnë këto akte. Myslimanët i kanë dënuar dhe vazhdojnë t’i dënojnë aktet e dhunës dhe të terrorit kudo që ndodhin. Jeta e njeriut është e shenjtë, e paprekshme dhe askush nuk ka të drejtë, që në emër të një ideologjie të marrë jetën e njerëzve të pafajshëm. Ky është një krim që i bëhet të gjithë njerëzimit”, tha z. Bruçaj.

Ky mesazh vjen në një kohë kur e gjithë Europa, përfshirë Kosovën, ka rritur alarmin e sigurisë.

Ndërsa sa i përket botimit të Myftiut Tërnava, kreu Bruçaj, u shpreh: “Qëndrimet zyrtare në rrugëtimin e Naim Tërnavës si Myfti i Kosovës dhe drejtues i një institucioni përgjegjës për besimtarët mysliman të Kosovës, të shprehura në një format të përmbledhur në këto  dy vëllime tregon shumë qartë kumtimin e një zëri të fortë institucional në mbrojtje të identitetin të myslimanëve dhe promovimit të vlerave të islamit në Kosovë, por jo vetëm.”

I pranishëm në këtë takim ishte edhe Kryetari i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH, Islam Hoxha,  Drejtori i Kulturës, Genti Kruja si dhe Drejtori i Çështjeve Sociale, Edvin Kuçi.

Gjatë vizitës në Prishtinë kreu bruçaj është ndalur edhe për një vizitë të shkurtër në Bashkësinë Islame të Kosovës.

24 Nëntor 2015

kosove (5)kosove (4)

kosove (2)   kosove (1)kosove (3)

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë