Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në një takim kortezie në selinë e institucionit të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, znj. Nancy VanHorn.

Gjatë bashkëbisedimit, kryetari Spahiu pasi i uroi mirëseardhjen dhe suksese në këtë detyrë vlerësoi marrëdhëniet e mira dypalëshe mes Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe Ambasadës së SHBA-ve. Ai gjithashtu e njohu znj. VanHorn me historinë, organizimin, institucionet arsimore, misionin e institucionit, si dhe rolin e tij në ruajtjen e harmonisë dhe dialogut ndërfetar në Shqipëri.

Nga ana e saj, znj. VanHorn shprehu kënaqësinë për këtë takim dhe vlerësoi lidershipin dhe rolin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në shoqëri si dhe angazhimin e tij në promovimin e vlerave të tolerancës dhe bashkëjetesës fetare. Ajo vlerësoi marrëdhënien mjaft pozitive që ka karakterizuar të dy institucionet ndër vite.

Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe bashkëpunuese, ku u diskutua mbi tematika të ndryshme të karakterit fetar, social e kulturor që prekin aktualitetin e vendit tonë, duke shërbyer si një mundësi e mirë për të forcuar më tej marrëdhëniet mes dy institucioneve.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2025 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë