Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Bujar Spahiu, ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti i Ezherit në bashkëpunim me Këshillin e Dijetarëve Mysliman.
Konferenca me temë: “Liria, atdhetaria, diversiteti dhe integrimi”, u mbajt në Egjipt në datat 28 shkurt – 1 mars.
Nënkryetari i KMSH-së z. Bujar Spahiu, përfaqësoi vendin tonë, duke dhënë një shembull të vyer të harmonisë dhe bashkëjetesës fetare në Shqipëri.
Z. Spahiu ishte i ftuar edhe në Televizionin Publik të Egjiptit, ku dha një intervistë për jetën fetare dhe harmoninë në vendin tonë.
Në këtë konferencë morën pjesë 60 shtete me përfaqësues dhe personalitete të ndryshme fetare të botës Islame dhe të krishterë, politikanë dhe mendimtarë të kulturave të ndryshme.
Referatet e kësaj konferencë shqyrtuan tematika të ndryshme rreth bashkëjetesës fetare, harmonisë dhe dialogut ndërfetar.
2 mars 2017