Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Institutin për Demokraci dhe Bashkëpunim, zhvilluan një forum diskutimi mbi forcimin e rolit të imamëve përballë sfidave bashkëkohore.
Në fillim Gjergji Vurma, përfaqësues i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) bëri një panoramë të perceptimit publik mbi rolin e besimit dhe klerikëve në shoqëri bazuar në studimin që ky institut ka kryer.
Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Ali Zaimi foli për eksperiencat e Komunitetit Mysliman në forcimin e rolit të imamit si dhe për etikën dhe kujdesin e përcjelljes së mesazhit të besimtarët.
Ndërsa Elvis Naçi, drejtor i Thirrjes në Islam, diskutoi mbi sfidat që kanë imamët dhe teologët në parandalimin e mendimeve ekstreme
Fabian Zhilla, studiues, prezantoi problemet e radikalizmit dhe ekstremizmit si çështje sociologjike.
Ndërsa myftiu i Elbasanit, z. Agim Duka, paraqiti eksperiencën e myftinisë.
Forumi u zhvillua me dy seanca nën moderimin e Myftiut të Durrësit, Redin Quku si dhe anëtarit të Këshillit të KMSH-së, Arben Ramka.
Në Forum e mbajtur në Elbasan, morën pjesë imamë të xhamive të qarkut të Elbasanit.
12 dhjetor 2015