IMG_4431Cikli i mbrëmjeve fetare “Frytet e Besimit” është ndalur këtë të martë në qytetin e Lezhës.

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman, z. Ali Zaimi, dhe kryevaizi i KMSH-së, z. Lauren Luli mbajtën ligjëratat për besimtarët e këtij qyteti.

Në fjalën e tij z. Zaimi bëri thirrje për më shumë dashuri dhe përkujtim ndaj Zotit të Madhëruar. Nënkryetari Zaimi duke përmendur hadithin e profetit tha se ai i cili dëshiron të shijojë ëmbëlsinë e besimit duhet të vendosi dashurinë e Allahut në krye të çdo dashurie tjetër si dhe për hir të Allahut ta dojë njeriun.

IMG_4455Ndërsa kryevaizi i KMSH-së, z. Lauren Luli foli për cilësitë e besimtarëve.

Ai u shpreh se besimtari ideal, është i kujdesshëm që çdo vepër dhe fjalë e tij të jetë e pëlqyer nga Allahu dhe se përmendja e Allahut e afron besimtarin me Krijuesin dhe ky afrimitet e bën njeriun që të jetë i kujdesshëm në të gjitha punët që ai bën në jetë.

Myftiu i rrethit të Lezhës falënderoi ligjëruesit dhe foli mbi rëndësinë e këtyre netëve.

Gjithashtu kryevaizi këndoi edhe Kur’an për të pranishmit.

Në fund me pjesëmarrësit u diskutua mbi problematikat dhe çështje të ndryshme të besimtarëve të kësaj zone.

IMG_4418IMG_4435

 

 

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë