Cikli i programeve fetarë “Frytet e Besimit” është ndalur në Librazhd, në xhaminë kryesore të këtij qyteti, ditën e premte.

Drejtori i Kabinetit në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë z. Oltion Kola, i pranishëm në këtë aktivitet, foli rreth rëndësisë së të qenët shembull i mirë për të gjithë të tjerët. “Është mjaft e rëndësishme në jetën e një myslimani që të jetë shembull i mirë për të tjerët, dhe ky shembull arrihet përmes ndjekjes së një shembulli më të lartë, atë të Profetit Muhamed a.s., që ishte dhe është modeli dhe shembulli më i përkryer”, nënvizoi z. Kola.

Ndërsa Kryevaizi i KMSH-së z. Lauren Luli, në hytben e Xhumasë u shpreh se myslimani është i vetëdijshëm dhe i kujdesshëm për veprat e tij në këtë botë. “Ai (myslimani) ashtu si njeriu që është duke ecur mbi akull me rrezikun se do të rrëshqasë nga momenti në moment, vepron i vetëdijshëm se do të japë llogari për çdo punë që bën dhe kjo nuk e lë atë të veprojë keq, por e bën shembull të së mirës”, tha ndër të tjera z. Luli.

IMG_2234 IMG_2236 IMG_2239

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë