Cikli i mbrëmjeve fetare “Frytet e Besimit” është ndalur dje në qytetin e Koplikut. Dhjetëra besimtarë myslimanë ishin mbledhur në xhaminë kryesore të qytetit për të marr pjesë në bisedat fetare.

Për të ligjëruar ishte nënkryetari i KMSH-së, Lauren Luli dhe zv/myftiu i Tiranës, z. Bilal Teqja.

Nënkryetari i KMSH-së foli për tre shtylla themelore të jetës së një besimtari: besimi në Allah, veprat e mira dhe pendesa.

“Besimtari gjatë gjithë jetës së tij duhet të mundohet të arrijë pikën më të afërt të besimit ndaj Allahut. Pas besimit, mënyra më e mirë e forcimit të besimit dhe nënshtrimit ndaj Allahut është vepra e mirë. Një dimension tjetër mjaft I rëndësishëm I besimtarit është mëshira e Allahut dhe dera e pendesës. Të gjithë jemi gabimtarë dhe të kërkojmë vazhdimisht falje dhe mëshirë”, – tha ndër të tjera z. Luli.

Zv/myftiu i Tiranës ligjëroi mbi rëndësinë e faljes së namazit dhe mirësitë që ai i përfton besimtarit.

“Allahu xh.sh na drejtohet në Kuran që të falim namazin dhe të japim zekatin. Namazi është është shpëtim për besimtarët, është rrugëzgjidhje për problemet, është durim, forcë, të shton durimin dhe shpërblimi I tij është I madh. Namazi është ruajtje nga veset dhe veprat jo të mira”, – tha z. Teqja.

Myftiu i Malësisë së Madhe, z. Edmir Smajlaj falënderoi dy ligjëruesit dhe u bëri thirrje besimtarëve që këto këshilla të vyera t’i praktikojnë në jetën e përditshme.

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë