durres (3)

Programi “Frytet e Besimit” u zhvillua mbrëmjen e së mërkurës në xhaminë “Riza Bajrami” në Shkozet të Durrësit.

Myftiu i Durrësit Redin Quku u shpreh se sa më shumë të mësojmë rreth cilësive të besimtarit aq më shumë kemi nevojë për t’i njohur edhe më tepër, e për t’i jetuar ato. “Njeriu nuk kishte kurrsesi si ta njihte Zotin po të mos ishte Profeti Muhamed a.s., i cili erdhi për të purifikuar shpirtrat dhe për të pastruar zemrat e lënguara. Cilësitë e tij si besimtar ishin në shkallën më të lartë të së mundshmes. Ai është busulla jonë dhe që të ndjekim rrugën e tij duhet ta njohim atë në të gjitha dimensionet”, nënvizoi z. Quku.

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman Ali Zaimi u shpreh se sfida më e madhe e njeriut është të largohet nga kjo botë duke fituar kënaqësinë e Allahut.
“Ne duhet të jemi model dhe shembull të së mirës, paqes dhe sigurisë, pasi ky është Islami, ky është besimtari, nga dora e të cilit nuk ka frikë askush. Ne duhet të jemi shembull dhe model për komunitetin e shoqërinë në të cilën jetojmë, pasi i tillë është një besimtar cilësisht i mirë”, vlerësoi z. Zaimi.

Ndërsa Përgjegjësi i Sektorit të Rinisë në KMSH-së Lauren Luli përmendi këshillat e Profetit Muhameda.s. që përbëjnë edhe cilësitë e besimtarëve.

“Te jeni të drejtë, mbani premtimin, morali i mirë, mbroni dorën dhe syrin tuaj nga gjynahet, këto ishin këshillat e vazhdueshme të Profetit Muhamed a.s. për besimtarët”, tha z. Luli.

Gjatë programit u këndua Kur’an dhe ilahi nga studenti i Universitetit Bedër, Muhsin Kara.

13 Nëntor 2014

durres (6) durres (7)ZK1A0130durres (2)durres (5)

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë