Një projekt shumëvjeçar i Komunitetit Musliman të Shqipërisë ka qenë dhe mbetet botimi i një libri hutbesh, në përgatitjen e të cilit është përfshirë e gjithë administrata e KMSH-së në rang republike, si dhe teologë të tjerë dashamirës, që me kënaqësi po kontribuojnë për botimin e këtij libri.
Libri është përgatitur nga hutbet e Profetit (a.s.) të mbajtura në vende të ndryshme, me raste dhe me tematika të ndryshme. Shpresojmë që ky libër t’i orientojë predikuesit drejt vlerave esenciale të Islamit, që, nën shembullin e Profetit të korrespondojnë fjalët me veprat, për të qenë më të saktë, më konçiz dhe më përmbledhës në ligjeratat e tyre.