Bashkia Krujë në bashkëpunim me Myftininë e këtij rrethi, shtroi më një iftar për besimtarët krutanë.
Të pranishëm në iftar ishin edhe Myftiu i Krujës z. Ledian Cikalleshi, Nënkryetari i KMSH Haxhi Bujar Spahiu, Nënkryetari i Bashkisë Krujë z. Rrahman Rraja, Drejtori i Kabitetit të Bashkisë Krujë z. Florind Cerhozi si dhe besimtarë të shumtë nga i gjithë rrethi dhe xhamitë e Krujës.