Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti sot, në një vizitë në selinë e institucionit, Kryetarin e Partisë së Lirisë dhe ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta.

Në fjalën e tij, z. Meta, e uroi kryetarin Spahiu për rizgjedhjen në krye të institucionit për një mandat të dytë dhe vlerësoi rolin e Komunitetit Mysliman Shqiptar në ruajtjen dhe promovimin e vazhdueshëm të bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare në vendin tonë.

Sipas z. Meta, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, historikisht ka qenë faktor stabiliteti, paqeje e mirëkuptimi në shoqërinë shqiptare.

Më tej, ai shprehu edhe urimet për muajin e bekuar të Ramazanit në të cilin ndodhemi.

Ndërsa kryetari Spahiu, pasi e falenderoi z. Meta për vizitën dhe urimet, e vlerësoi atë për mbështetjen e vazhdueshme që ka treguar karshi institucionit në rrugëtimin e tij. Po ashtu, ai i shprehu vendosmërinë e tij në ruajtjen e vlerave tona tradicionale që na karakerizojnë në marrëdhënie me komunitetet e tjera fetare.

Bashkëbisedimi ndërmjet tyre vijoi më tej mbi tematika të ndryshme të aktualitetit të vendit.

 

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë