Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, i shoqëruar nga Myftiu i Beratit, z. Emirjon Vathaj dhe stafi i myftinisë, së bashku me Sekretarin e Parë të ambasadës së Kuvajtit, z. Adnan Alghunaim, Drejtorin për Ballkanin të shoqatës “Mirënjohja”, z. Mahmoud Al Najdi dhe Drejtori i Fondacionit “Mirënjohja”, z. Samed Shehu morën pjesë në inagurimin e xhamisë Uznovë/Berat.

Kryetari Spahiu falenderoi donatorët për mbështetjen që japin në ndërtimin e xhamive në Shqipëri dhe për bashkëpunimin e ngushtë me KMSh, si dhe vlersoi bashkëpunimin me Fondacionin “Mirënjohja” ndër vite. Ai gjatë fjalës së tij vlerësoi gjithashtu edhe kontributin dhe përkushtimin e veçantë të myftiut Vathaj në mbarëvajtjen e punëve në myftini në shërbim të besimtarëve të Beratit.

Miqtë nga jashtë dhe Drejtori i Fondacionit “Mirënjohja” shprehën vlerësimet e tyre për bashkëpunimin me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë si për ndërtimin e xhamisë në fjalë, por edhe për bashkëpunimet në të shkuarën.

Sekretari i Parë i Ambasadës së Kuvajtit tha gjatë fjalës së tij se investimet kuvajtiane në Shqipëri do të vijojnë të jenë të pranishme edhe në vijim.

Myftiu i Beratit, z. Vathaj, falenderoi donatorët për mbështetjen dhe tha se kjo do të jetë një xhami dinjitoze për banorët e zonës.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë