Krerët e Komuniteteve Shqiptare Islame të diasporës, si: z. Mehas Alija, Kryetar i Bashkësisë Islame Shqiptare në Zvicër, z. Vahedin Beluli, Kryetar i Bashkësisë Islame Shqiptare në Austri, z. Reshat Ibishi, Kryetar i Bashkësisë Islame Shqiptare në Itali, z. Usam Alimi, Nënkryetar i Bashkësisë Islame Shqiptare në Austri, z. Besim Nuzi, Nënkryetar i Bashkësisë Islame Shqiptare në Zvicër, të shoqëruar nga Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, inauguruan ditën e djeshme shtëpitë e rindërtuara nga tërmeti i 2019-tës.
Në mënyrë simbolike, të lartëpërmendurit vizituan dy shtëpi në Arrameras dhe Borizanë, zonën e Fushë-Krujës, ku u pritën nga kryefamiljarët dhe ku dorëzuan çelësat e shtëpive të reja, të rindërtuara falë fondeve të mbledhura nga mërgata shqiptare që jetojnë e punojnë në diasporë.
Projekti i rindërtimit, i vënë në jetë nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në total përfshiu 10 objekte banimi të ndërtuara nga e para dhe 8 të tjera të rikonstruktuara, si dhe ndërimin nga e para të xhamisë së “Thumanës”.