zk1a5089

Është inauguruar Xhamia e re në Sauk.

Në inaugurimin e saj morën pjesë nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Bujar Spahiu, myftiu i Tiranës, z. Ylli Gurra, donatorët, përfaqësues të shoqatave kontribuese, përfaqësues të ambasadës së Katarit në Shqipëri, imamë të xhamive të Tiranës, si dhe dhjetëra besimtarë të zonës.

Ceremonia u hap me këndim Kur’ani nga imami i xhamisë, Hafiz Nazmi Kurti.

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman z. Bujar Spahiu, i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit falënderoi donatorët për ndërtimin e kësaj vepre të bukur.

“Kam kënaqësinë të jem në këtë inaugurim të kësaj xhamie. Shpreh nderin dhe mirënjohjen për donatorët shqiptarë dhe të huaj si dhe shoqatat të cilat kontribuan për ndërtimin e këtij objekti kulti. Xhamitë janë vende ku bashkohemi dhe shprehim dashurinë ndaj Allahut të Madhëruar, formohen dhe edukohen breza të cilët do i shërbëjnë më së mirë kombit dhe shoqërisë sonë”, tha z. Spahiu.

Gjithashtu në këtë aktivitet mori pjesë edhe myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, i cili shprehu mirënjohjen për kontribuuesit dhe theksoi se xhamitë janë vatra ku formohen qytetarë dhe individë me vlerë për shoqërinë.

Gjatë ceremonisë përshëndetën edhe donatorët, përfaqësues të ambasadës së Kuvajtit, dhe përfaqësues të shoqatavetë cilët theksuan rëndësinë e xhamive në ndërtimin e jetës shpirtërore të banorëve të zonës.

Kjo xhami është ndërtuar nga kontributi i donatorëve kuvajtjan, z. Bedri Xhebrahimit, besimtarëve të zonës, shoqatës “Mirësia” dhe shoqatës “Rahma International”.

Pas inaugurimit u krye edhe falja e namazit të drekës.

29.09.2016

zk1a5277zk1a5213zk1a5158

zk1a5194  zk1a5125zk1a5230 zk1a5238 zk1a5246  zk1a5261 zk1a5131zk1a5252zk1a5268  zk1a5292 zk1a5314 zk1a5336

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë