Në prag të muajit të bekuar të Ramazanit, nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Lauren Luli, myftiu i Bulqizës, z. Sejdin Strazimiri,  myftiu i Dibrës, z. Muis Kurtulla, drejtori i Qatar Charity në Shqipëri z. Shawki Abou Seif, donatorët, kontribuuesit si dhe besimtarët e zonës, hapën dyert e xhamisë “Ebu Hanife”, në Bulqizë.

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman z. Lauren Luli, i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit falënderoi kontribuesit për ndërtimin e kësaj xhamie dhe u bëri thirrje banorëve që ta frekuentojnë sa më shpesh.

Gjatë inaugurimit myftiu i Bulqizë falënderoi të pranishmit dhe donatorët për kontributin dhe theksoi nevojën e besimtarëve të këtij qyteti për xhaminë e re.

Drejtori i Qatar Charity në Shqipëri tha se ndihej i lumtur që Qatar Charity me anë të donatorëve bëri të mundur ndërtimin e kësaj xhamie e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve të qytetit të Bulqizës.

Më pas të pranishmit falën namazin e drekës në xhaminë e re “Ebu Hanife”.

  15  

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë