Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (Drejtoria e Burimeve Njerëzore) në bashkëpunim me Shkollën e Lartë Hëna e Plotë Bedër (Qendra e Studimeve Islame) organizuan Programin e Trajnimit me titull: “Islami dhe Komunikimi në Publik” me imamët e Myftinive: Malësi e Madhe, Librazhd dhe Lushnje.

Aktiviteti u hap me këndimin e Kur’anit nga imami dhe studenti z. Hysni Merja. Pas përshendetjeve te nënkryetarit të KMSH z.Bujar Spahiu dhe drejtorit të Burimeve Njerëzore pranë KMSH z. Dorian Demetja fjalën e mori Prof.Dr. Ajhan Tekinesh, i cili referoi temen: “Shoqëria ideale që na urdhëron Islami”, pas tij fjalën e mori Dr. Ramadan Cipuri me temën: “Arti i komunikimit në publik”.

“Metodat qe perdorte Profeti Muhamed (a.s.) në Komunikim”, ishte tema që referoi Dr. Atakan Derelioglu.

Ndërsa Dr. Muhamed Muteweli referoi temën: “Metodat e Kumteses dhe Karakteristikat e Kumtuesit”.

Hysni Skura bëri prezantimin e Departamentit të Shkencave Islame duke e përmbyllur seminarin me ceremoninë e shpërndarjes së çertifikatave.

24 dhjetor 2016

15726802_1850081645229187_2134309595801520749_n

15541553_1850081491895869_4722003861946010129_n 15665715_1850081641895854_1635824111835745144_n 15697685_1850081561895862_5508361569423029843_n

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë