Instituti Mysliman i Ndihmës në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, organizuan në ambientet e “Hotel Tirana” simpoziumin me temë: “Islami dhe Muslimanët në Ballkan”.
Ky aktivitet organizohet në kuadër të 25- vjetorit të themelimit të këtij instituti në vendin tonë.
Paneli i referuesve përbëhej nga dijetarë të mirënjohur të fesë islame nga Mbretëria e Bashkuar, Afrika e Jugut, India dhe Pakistani ndërsa pjesëmarrësit ishin kryesisht myftinj, hoxhallar dhe besimtar të shumtë, shqiptar e të huaj.
Në fjalën e tij përshëndetëse Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqiprisë z. Bujar Spahiu, pasi falënderoi organizatorët dhe të pranishmit në aktivitet, theksoi bashkëpunimin e vazhdueshm të ktij instituti me institucionin që ai përfaqëson si një e mirë e përbashkët në shërbim të shoqërisë tonë. Më tej ai ndau me të pranishmit disa nga problematikat më të rëndësishme aktuale të myslimanëve në ballkan si dhe trajtoi zgjidhjet e mundëshme për çdo rast.
Simpoziumi vazhdoi më tej me referimin e temave të ndryshme nga paneli i referuesve, ndër të cilat përmendim: “Historia e Islamit dhe gjendja e myslimanëve në Ballkan”, “Sfidat e ruajtjes së besimit në ditët e sotme”, “Thirrja, përhapja dhe ruajtja e Islamit në Ballkan”, etj.