Nënkryetarët e KMSH-së, z. Gazmend Aga dhe z.i morën pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave të Kuranit për nxënëset e klasave të 10-ta në Medresenë e Vajzave në Kavajë!

Në fjalën e tij Nënkryetari Shehu theksoi rëndësinë që ka mësimi i leximit të Kuranit në gjuhën në të cilën ai ka zbritur dhe evidentoi faktin që çdo ditë me më shumë po shtohen të rinjtë të cilët ndjekin rrugën e besimit.

Dhjetëra të reja të kësaj medreseje u dekoruan me certifikata nderi.

Në programin që u organizua më 18 Janar 2013, ishte i pranishëm edhe Myftiu i Kavajës z. Besnik Leçini, nëndrejtori i Fondacionit SEMA z. Kasem Ilhansi dhe dhjetëra prindër të nxënësve.

Ndërkohë nënkryetarët z. Aga dhe z. Shehi zhvilloi edhe një vizitë në myftininë e këtij rrethi, ku u fol për aktivitetin dhe problematiket e saj.

Kavaje (1)

 

 

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë