Mbrëmje besimi në xhaminë që themeloi Korçën

ZK1A1139

Programi i ligjëratave fetare “Frytet e Besimit”, u zhvillua mbrëmjen e së mërkurës pas namazit të akshamit në Xhaminë e “Iljas Bej Mirahorit” në Korçë, në praninë e dhjetëra besimtarëve.

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman, Ali Zaimi në fjalën e tij u ndal më rëndësinë që ka njohja e Zotit dhe se e vetmja gjë që e mban vazhdimisht lart shpirtin dhe e ruan të gjallë zemrën është kërkimi i kënaqësisë së Allahut.

“Ne kemi ardhur si produkt i dashurisë së Zotit për ne, prandaj ai që meriton të duhet më shumë është Allahu dhe dashuria jonë për Të, është besimi jonë, shpirti në trupin tonë.

E ç’mund të ketë gjetur ai që nuk ka gjetur Allahun, e ç’mund të ketë humbur ai që e gjeti Atë. Detyra jonë në këtë botë është të gjejmë Allahun dhe t’ua bëjmë atë të dashur njerëzve, sepse Ai i tillë është, i Dashur dhe Mëshirues me njeriun.”, tha z. Zaimi.

Ndërsa Kryevaizi i KMSH-së, Lauren Luli, teksa foli për  shembullin e Profetit Muhamed, u bëri thirrje besimtarëve se ndjekja e shembullit të profetit është rruga më e mirë që mund të ekzistojë.
“Profeti Muhamed është shembulli më i mirë që duhet ndjekur nga njerëzit për të arritur kënaqësinë e Zotit. Muhamedi, paqja qoftë mbi të, ishte profeti i mëshirës për njerëzit, xhindët dhe krijesat e tjera. Ai me mëshirën dhe butësinë e tij, i zbuti zemrat e mohuesve dhe i afroi ata drejt Islamit. Prandaj ne duhet të marrim shembullin e profetit, jo vetëm në marrëdhëniet që kemi me shoqërinë por edhe në transmetimin e shpjegimin e Islamit.”, tha z. Luli.

Të pranishëm më aktivitet ishin edhe Myftiu i Korçës, Qazim Muçi, Myftiu i Devollit, Artur Vrenozi si dhe Drejtori i Medresesë, Sami Ikiz.

Në fund të mbrëmjes besimtarëve të pranishëm iu shpërnda ujë Zemzemi, ujë i cili sipas transmetimeve profetike, shërben për nijetin (qëllimin) për të cilin pihet.

30 Maj 2015

ZK1A1194

    ZK1A1156 ZK1A1187ZK1A1300 ZK1A1131 ZK1A1212 ZK1A1249 ZK1A1035

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë