Këshilli i Përgjithshëm i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë zhvilloi sot mbledhjen e dytë të radhës për vitin 2024, në ambientet e Medresesë së Tiranës.

Mbledhja u çel me leximin e disa ajeteve Kuranore nga Drejtori i Arsimit, z. Elton Karaj, për të vijuar me fjalën hapëse nga Kryetari i Këshillit të Përgjithshëm, z. Islam Hoxha.

Fjalën më pas e mori Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, i cili falenderoi anëtarët e pranishë m për kontributin e tyre dhe prezantoi një përmbledhje të aktiviteteve kryesore të institucionit gjatë vitit, duke përmendur arritjet dhe sfidat.

Mbledhja vijoi me prezantimin e raportit të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm, nga z. Islam Hoxha, duke u ndalur në ecurinë e aktiviteteve fetare dhe administrative të institucionit.

Më pas, Kancelari i KMSH-së, z. Fejzi Shaholli prezantoi një raport të hollësishëm mbi veprimtaritë e kryetarit, aktivitetin e drejtorive dhe vendimet e kryesisë të ndërmarra që nga mbledhja e fundit.

Në vijim, nënkryetari i KMSH-së, z. Lauren Luli, foli për përgatitjet dhe planifikimin e haxhit 2025. Gjithashtu, Drejtori i Kulturës prezantoi risitë lidhur me botimet periodike të KMSH-së, duke u ndalur tek abonimet dhe përmirësimet në revistën “Drita Islame”.

Mbledhja në fund u mbyll me diskutime nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm mbi tematika të ndryshme, përfshirë sugjerime dhe strategji për përmirësimin e mëtejshëm të aktiviteteve fetare dhe institucionale.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë