13288188_10206885536997096_1913902329_o

Këshilli i Teologëve pranë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë u mblodh dje me datë 24/05/2016 për të shqyrtuar disa çështje që kanë të bëjnë me muajin e madhërueshëm të Ramazanit 2016.

Në këtë mbledhje u diskutuan temat për caktimin e nisabit (masë e caktuar nga feja për detyrimin e zekatit), për sadakanë e fitrit, fidjen (pagesa ditore në lekë për ata që nuk munden dhe nuk pritet më pas ta mbajnë agjërimin), si dhe për disa çështje të tjera.

Teologët e nderuar pasi i diskutuan gjerë e gjatë çështjet e lartpërmendura, dolën në përfundimin si më poshtë:

  • Duke ju referuar floririt (85 gram), personi i cili gjatë një viti ka minimalisht dhe jashtë nevojave bazike të depozituar për një vit hënor 460000 lekë, e ka obligim dhënien e zekatit në masen 2.5% ose 1/40 të pasurisë së depozituar.
  • Sadakaja e Fitrit dhe fidja për vitin 2016 do të jetë 200 lekë.
  • Koha e faljes së namazit të jacisë nëpër xhamia dhe lejimi i limitit të ngrënies dhe pirjes përgjatë muajit të Ramazanit do të jetë sipas imsakut të përcaktuar në kalendarin e zyrtar të KMSH-së për vitin 2016.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë