Këshilli i Teologëve pranë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë u mblodh më 24.04.2017, për të shqyrtuar disa çështje që kanë të bëjnë me muajin e madhërueshëm të Ramazanit 2017.

Në këtë mbledhje u diskutua për caktimin e nisabit (masë e caktuar nga feja për detyrimin e zekatit), për sadakanë e fitrit, fidjen (pagesa ditore në lekë për ata që nuk munden dhe nuk pritet më pas ta mbajnë agjërimin), si dhe për çështje të tjera.

Pas diskutimeve rreth çështjeve të lartpërmendura, u vendos si më poshtë:

Duke iu referuar floririt (në masën 85 gramë), personi i cili gjatë një viti ka minimalisht dhe jashtë nevojave bazike të depozituar për një vit hënor 470000 lekë, e ka obligim dhënien e zekatit në masën 2.5% ose 1/40 të pasurisë së depozituar.

Sadakaja e Fitrit dhe fidja për vitin 2017 do të jetë 200 lekë.

Koha e faljes së namazit të jacisë nëpër xhami dhe lejimi i limitit të ngrënies dhe pirjes përgjatë muajit të Ramazanit, do të jetë sipas orareve të përcaktuara në kalendarin zyrtar të KMSH-së për vitin 2017.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë