Logo KMSH

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dënon ashpër sulmet terroriste në Francë, Kuvajt dhe Tunizi, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave, popujt dhe qeveritë e këtyre vendeve mike.

Ne dënojmë me ashpërsinë më të madhe çdo akt barbar që cenon jetën e njerëzve të pafajshëm. Këto sulme janë nëpërkëmbje arrogante ndaj çdo vlere njerëzore dhe akte të dënueshme nga çdo normë fetare, morale e njerëzore.
Terrori nuk mund të shërbejë kurrsesi si zgjidhje. Ai shkakton kaos dhe merr jetë njerëzish të pafajshëm.
Këto akte nuk kanë lidhje dhe nuk mund t’i faturohen Islamit, i cili fton për paqe, respekt, mirëkuptim dhe vlerësim të jetës njerëzore.
Komuniteti Mysliman shpreh ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave dhe uron shërim të shpejtë për të lënduarit.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë