ekspozita 28 qershor (10)

Drejtoria e Kulturës pranë KMSH-së në kuadër të aktiviteteve paraprijëse të Ramazanit ka organizuar ditën e sotme me dt. 28 qershor 2013, një ekspozitë në qendër të kryeqytetit, para xhamisë së Et’hem beut.

Në 15 banerat e ekspozuar paraqiteshin lidhjet e shkencës me besimin, duke bërë edhe një herë të ditur se Islami jo vetëm që nuk bie ndesh me shkencën, por edhe e nxit atë në të gjitha fushat e veta.

Banerat e ekspozitës janë sjellë për ekspozim nga një familje nga Meka e Arabisë, të cilët kanë mbërritur në Shqipëri pikërisht për këtë qëllim dhe të cilët do të vazhdojnë udhëtimin e tyre edhe në vende të tjera, për t’i ekspozuar këto pasazhe, pamje dhe shkrime që lidhin shkencën me Islamin. Banerat e ekspozitës kanë qenë në gjuhën angleze, gjë që ka tërhequr vëmendjen edhe të turistëve të shumtë, që vizitojnë jo vetëm Tiranën, por edhe xhaminë e Et’hem beut në qendër të saj.

Para kësaj ekspozite në natyrë është ngritur edhe një stand, ku janë shpërndarë materialet e ekspozitës, në formë broshura në gjuhën shqipe, si dhe gjithashtu janë shpërndarë revista “Drita Islame”, kalendarë të ndryshëm, etj.

ekspozita 28 qershor (9)

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë