Komuniteti Mysliman i Shqipërisë me anë të Myftinisë së Tiranës organizoi thirrjen për donacione në të gjitha xhamitë e Tiranës për rastin e Drilon Litës, i cili vuan nga leucemia akute dhe kërkohej ndërhyrje urgjente në spitale më të specializuara jasht vendit.
Shuma e mbledhur nga donacioni i besimtarëve nëpër xhami i është dorëzuar familjes Lita.
Për tju gjendur pranë në këtë rast të vështirë Myftiu i Tiranës, z. Lauren Luli ishte për vizitë tek familja në fshatin Sllovë të Peshkopisë ku uroi shërim sa më të shpejtë për Drilonit dhe tha se KMSH me institucionet e veta e ka ndjekur rastin me vëmendje dhe ka organizuar thirrjen për donacione në xhamitë e qytetit të Tiranës.
Familjarët e Drilonit e falenderuan myftiun për mbështetjen e dhënë si dhe shprehën mirënjohjen dhe falenderimin e tyrë të thellë për të gjithë ata kanë dhënë donacione për djalin e tyre.
Driloni momentalisht ndodhet në një spital në Bergamo të Italisë ku po ndjek kurimin dhe gjendja e tij shëndetësore është në përmirësim.
KMSH falënderon të gjithë ata që kanë kontribuar në shërimin e tij.
Allahu jua shpërbleftë me të mira dhe i dhëntë shërim Drilonit.