Komuniteti Mysliman i Shqipërisë u vjen në ndihmë familjeve në nevojë në njësinë administrative të Kërrabës.

Rreth 20 familje kanë përfituar ndihma ushqimore dhe mjete mësimore për fëmijët.

Në bashkëpunim me njësinë administrative të zonës së Kërrabës, janë konstatuar rreth 20 familje në gjendje të rënduar ekonomike si dhe  nxënës të cilët nuk dispononin asnjë mjet mësimor edhe pse shkolla ka një muaj që ka filluar.

Drejtori i Thirrjes në Islam në KMSH, Elvis Naçi, ishte sot i pranishëm në Kërrabë, ku u prit nga administratori i Komunës, Alfred Brahja, Drejtori i Shkollës së Mesme të Bashkuar Kërrabë, Xhemal Hoxha, si dhe imami i fshatit Ibë, Ilir Selba.

Pas shpërndarjes së ndihmave, u dhurua edhe një fond për rregullimin e dy këndeve lojërash, në mënyrë që nxënësit dhe fëmijët e kësaj zone të zhvillojnë aktivitete argëtuese.

Fondi për këtë rast u sigurua nga besimtarët e Xhamisë së Tabakëve, të cilët i janë përgjigjur menjëherë thirrjes së imamit ditën e premte, pas namazit të xhumasë.

Në këtë takim z. Naçi shoqërohej nga zëvendës Myftiu i Tiranës, z. Gazment Teqja dhe Drejtori i Çështjeve Sociale në KMSH, z. Edvin Kuçi.

IMG-20151014-WA0001 IMG-20151014-WA0008IMG-20151014-WA0002 IMG-20151014-WA0007IMG-20151014-WA0006

 

 

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë