Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka gjallëruar edhe këtë vit muajin e Ramazanit me shtrimin e iftareve çdo natë, në Tiranë dhe në rrethe, në respekt të sakrificës, dashurisë dhe dëshirës për të ndarë gëzimin e përbashkët në sofrën e iftarit.
Çdo natë Komuniteti Mysliman, në bashkëpunim me fondacione, shoqata, donatorë vendas e të huaj, nëpërmjet myftinjve nëpër rrethe, ka mundësuar shtrimin e iftareve për grupe besimtarësh dhe shtresash të ndryshme sociale.
Iftare të shumta ka pasur në rrethet Tiranë, Durrës, Elbasan, Kavajë, Delvinë, Shkodër, Pukë, Malësi e Madhe, Gjirokastër, Kukës, etj.
Sofra e iftarit bashkon qindra e mijëra besimtarë shqiptarë, për t’iu gëzuar momentit të përmbylljes së sakrificës ditore për hir të Krijuesit.