Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (Drejtoria e Burimeve Njerëzore), në bashkëpunim me Universitetin “Hëna e Plotë” Bedër (Qendra e Studimeve Islame) organizuan një seminarin “Islami dhe komunikimi në publik”, me imamët e Myftinisë Dibër, Bulqizë dhe Burrel.
Në seminarin e organizuar në ambientet e Universitetit “Hëna e Plotë” Bedër, morën pjesë nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Bujar Spahiu, drejtori i Burimeve Njerëzore, z. Dorian Demetja, drejtori i Qendrës së Studimeve Islame në Bedër, z. Atakan Dereligolu si dhe pedagogë të Universitetit “Hëna e Plotë” Bedër.
Seminari u çel me ajete të Kur’anit Famëlartë, lexuar nga Zarfi Rizal, Student në Departamentin e Shkencave Islame.
Më pas drejtori i Qendrës së Studimeve Islame z. Atakan Dereligolu, mbajti fjalën e tij përshëndetëse dhe falënderoi pjesëmarrësit. Ai shprehu mirënjohjen e tij si dhe foli mbi rëndësinë e të folurit në një kohë tashmë të dixhitalizuar.
Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Bujar Spahiu në fjalën e tij përcolli përshëndetjet e kryetarit të KMSH-së z. Skënder Bruçaj.
Arti i të folurit në publik u trajtua nga përgjegjësi i Departamentit të Shkencave të Komunikimit, z. Ramadan Çipuri. Ai foli mbi metodikat e të shprehurit dhe përcjelljes me sukses të mesazhit tek publiku.
Gjatë seminarit përgjegjësi i Departamentit të Shkencave Islame, Dr. Selman Kuzu foli mbi metodikat e thirrjes në Islam.
Gjithashtu Dr. Muhammed Mutewel’li pedagog në Universitetin “Hëna e Plotë” Bedër, mbajti një fjalim mbi metodat e kumtesës dhe karakteristikat e kumtuesit.
Në fund u shpërndanë edhe certifikata për imamët pjesëmarrës në seminar.
15 Nëntor 2014