Komuniteti Musliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Medresenë e Tiranës kanë realizuar bërjen dhe shpërndarjen e mishit të kurbaneve tek qindra familje.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë falënderon drejtuesit e komuniteteve fetare dhe besimtarët shqiptar nga Connecticut dhe New Jersey, Unionin e Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër, Ambasadën e Shtetit të Kuvajtin dhe të gjithë besimtarët që kanë dhuruar kurbane pranë KMSH-së.

Gjithashtu bërja dhe shpërndarja e mishit të kurbanit është realizuar nga myftinitë edhe në rrethe të tjera të vendit.

Kurbani mbjell në shoqëri shpirtin vëllazëror, bashkëpunimin, ndihmesën dhe shpirtin e sakrificës, ndihmon në zhvillimin e barazisë në shoqëri dhe ndikon në kalimin e hendekut midis shtresave të ndryshme shoqërore, duke i nxitur ata drejt bashkëpunimit.

Therja e kurbanit dhe ndihma për nevojtarët duke i gëzuar ata, i shërben zgjerimit të drejtësisë shoqërore dhe fuqizimit të dashurisë midis njerëzve.

Gjithashtu nga ana tjetër kurbani e mëson njeriun e pasur të japë nga pasuria e tij për të fituar kënaqësinë e Zotit.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë