1004442_543669279026965_1974648852_n

 

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka shtruar mbrëmjen e sotme (9 Korrik 2013) iftarin e parë të Ramazanit, ku morën pjesë kryeparlamentarja Jozefina Topalli, kryetari i Partise Socialiste Edi Rama së bashku me bashkëshorten, kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, krerët e komuniteteve fetare në vend, ministrat Aldo Bumçi, Halim Kosova e Arben Imami, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, diplomatë e ambasadorë të akredituar në Tiranë, deputetë e përfaqësues të të tjerë të spektrit politik, drejtues të shoqatave të ndryshme dhe figura të jetës fetare e intelektuale të vendit tonë.

Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça pasi ka uruar të pranishmit për këtë muaj të bekuar është shprehur se kjo është filozofia e iftarit, të hamë, të falim dhe ta mëshirojmë njëri-tjetrin, duke e përjetuar si duhet këtë mirësi të madhe të Zotit të Lartë. “Allahu i Gjithëmëshirshëm e begatoftë popullin, vendin dhe kombin tonë. Paçi mirësi e begati dhe Zoti jua pranoftë agjërimin dhe adhurimet e tjera”, u shpreh z. Muça në mesazhin përshëndetës në iftarin tradicional të ditës së parë të Ramazanit.

Komuniteti Mysliman e ka kthyer në traditë shtrimin e iftarit të parë të Ramazanit. Nëpërmjet kësaj ceremonie, institucioni bashkon krerët e shtetit dhe figura të rëndësishme të jetës publike, të cilët vijnë për të nderuar e respektuar sakrificën e myslimanëve në këtë muaj të rëndësishëm të kalendarit islam.

9 Korrik 2013

 

947225_543669625693597_1432886980_n 970246_543669672360259_1365993553_n iftari pare998697_543669539026939_465599165_n 1002129_543669532360273_1421289963_n   IMG_91261013460_543669292360297_1302985557_n

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë