mbledhja imameve (6)Komuniteti Mysliman ka zhvilluar sot një mbledhje me imamët e rretheve, në kuadër të bashkëpunimit dhe përçimit të drejtë të mesazhit që përcjell feja Islame.

Kështu, kryetari i Komunitetit Mysliman, Skender Bruçaj, së bashku me nënkryetarin, Ali Zaimi, zhvilluan një takim pune në qytetin e Shkodrës me imamët e myftinisë së këtij qyteti, imamët e Malësisë së Madhe, Pukës dhe Lezhës.

Kryetari i KMSH-së, z. Bruçaj theksoi se çdo përfaqësues i islamit në vend si dhe çdo besimtar duhet të bashkëveprojnë për të qenë më afër me njerëzit duke i informuar me mesazhin e drejtë të fesë islame.

“Ne, duhet të bashkëpunojmë dhe të bashkëveprojmë mes njëri-tjetrit, për të qenë më afër qytetarëve duke i informuar me mesazhin e drejtë të fesë Islame. Me gjithë situatën e vështirë financiare, le të punojmë së bashku për ndërgjegjësimin e të gjithë besimtarëve.”, tha z. Bruçaj.

Nënkryetari Zaimi u shpreh se duhet të nxisim dashurinë që të shuajmë urrejtjen. Sipas tij, Islami nxit paqe e dhembshuri. Ai tha gjithashtu se të vërtetat e mëdha mësohen në kohë paqeje.

Gjatë këtij takimi diskutuan edhe Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, Myftiu i Malësisë së Madhe, Edmir Smajlaj, Myftiu i Pukës, Gëzim Kopani, Myftiu i Lezhës, Agim Terziu, të cilët u fokusuan te rëndësia e shfrytëzimit të kohës në dobi të shërbimeve ndaj komunitetit, dhe vendit tonë.

Ndërkohë edhe imamët e pranishëm në takim, ngritën shqetësimet dhe problematikat që hasin në punën e tyre të përditshme.

1 dhjetor 2015

mbledhja imameve (1) mbledhja imameve (2) mbledhja imameve (3) mbledhja imameve (4) mbledhja imameve (5)  mbledhja imameve (7)

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë