Le ta shkruajmë historinë tonë së bashku!

Untitled-1Komuniteti Mysliman i Shqipërisë hap fushatën për mbledhjen e objekteve të vjetra, që kanë lidhje me Islamin, e cila do të finalizohet me hapjen e disa ekspozitave, evidentimin, inventarizimin dhe botimin e disa studimeve dhe ribotimin e veprave më me vlerë të tyre.

Për herë të parë KMSH i bën thirrje zyrtarisht të gjithëve, veçanërisht familjeve të hoxhallarëve dhe intelektualëve myslimanë që lanë trashëgim bibliotekat e tyre, të ruajtura me kujdes dhe në fshehtësi në kohën e komunizmit, si libra, revista, Kur’an, sende të ndryshme të vjetra, që kanë lidhje me fenë dhe besimin Islam, apo që tregojnë historinë e besimit në Shqipëri dhe mënyrën e jetesës së myslimanëve, sende personale të hoxhallarëve e të ngjashme me to.  Kushdo  që ka dëshirën e mirë për t’i dhuruar ato, është i lutur t’i sjellë pranë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Materialet e sjella do të arkivohen dhe do të skedohen me emrin e personit, i cili do t’i sjellë dhe më pas do të ekspozohen në ekspozita të ndryshme, që do të hapen nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.

Ne besojmë dhe shpresojmë, se do të gjejmë mirëkuptimin tuaj, duke ditur që tradita jonë e hershme e praktikimit të Islamit në Shqipëri, ka lënë pas gjëra me vlerë historike e kombëtare.

Le ta shkruajmë historinë tonë së bashku!

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë