Drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë z. Fejzi Shaholli dhe Drejtori i Rinisë z. Armand Shehu, zhvilluan një vizitë pune në Komunitetin Mysliman të Kroacisë, ku u takuan me kreun e myslimanëve kroatë, Dr. Aziz Hasanovic.
Në takim u diskutua për bashkëpunim në impelemntimin në Shqipëri të standardit hallall. Më pas u vizitua edhe Qendra e Sandardit Hallall të Kroacisë, ku CEO i qendrës z. Aldin Dugonjic, u shpreh se është i hapurc dhe i gatshëm të bashkëpunojë.
Ndërkohë përfaqësuesit e KMSH-së, gjatë vizitës dy ditore në Zagreb janë njohur me të gjithë stukturën dhe funksionimin e Qendrës së Stanardit Hallall. Më tej ata vizituan edhe kompaninë KRAS, e njohur ndërkombëtarisht për produkte të certifikuara hallall.
19 janar 2016