Në një ceremoni festive të organizuar në Amfiteatrin e Liqenit Artificial, 233 studentët e brezit të 11-të përfunduan me sukses rrugëtimin e tyre akademik duke u diplomuar në 11 programe bachelor & profesionale dhe 8 programe master.

Në fjalën e tij përshëndetëse kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu vlerësoi kontributin dinjitoz të Bedër në arsimimin dhe edukimin e brezave.

Rektori i universitetit, Prof. Gjergj Sinani, falënderoi studentët që zgjodhën Kolegjin Universitar Bedër për formimin e tyre profesional. i përgëzuar për arritjet dhe i uroi suksese të mëtejshme.

Kryetari i Bordit të Administrimit në Bedër, Dr. Ali Zaimi i përshëndeti të pranishmit dhe i uroi arritje të vazhdueshme të diplomuarve. Ai falenderoi veçanërisht prindërit dhe familjarët për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm.

I ftuar nderi ishte Kryetari i Organizatës “Educators Without Borders International”, Dr. Mohamed Alobeidli dhe z. Zayed Almansoori, anëtar i EWBI Alumni Association.

Almansoori mbajti fjalën e rastit dhe ndau shkurtimisht rrugëtimin e tij akademik me studentët tanë, të cilët i nxiti të kontribuojnë profesionalisht në komunitet në të ardhmen.

Ceremonia vazhdoi me shpërndarjen e certifikatave të ekselencës për studentët me mesataren më të lartë në çdo program studimi. Dr. Alobeidli i shpërndau certifikatat ekselentëve të vitit 2024.

Më tej, studentët e secilit program u ngjitën në skenë për t’u pajisur me certifikata dhe për të shkrepur fotot e rastit me njëri-tjetrin dhe me stafin akademik.

Në përfundim të ceremonisë, të gjithë studentët u ngjitën në skenë për të hedhur kapelet e diplomimit, duke mbyllur kështu një cikël mjaft të rëndësishëm në jetën e tyre profesionale.

I urojmë suksese të mëtejshme të diplomuarve tanë!

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë