278 studentë mbyllën me sukses rrugëtimin akademik duke u diplomuar në 8 programe bachelor dhe 6 master në Kolegjin Universitar Bedër.
Në ceremoni, krahas studentëve që u diplomuan dhe anëtarëve të stafit, ishin të pranishëm edhe shumë personalitete nga brenda dha jashtë vendit.
Pas fjalës së rastit nga Rektori, Prof. Ferdinand Gjana, i cili uroi të diplomuarit për suksesin e arritur, studentët i përshëndeti edhe Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu.
“Në konceptet bashkëkohore, universiteti i jep studentit një profesion për të fituar lirinë.
Në islam është diçka më shumë se kaq, në Universitetin BEDER, ku ju mbaruat studimet, pa diskutim që keni marrë diçka më shumë se një profesion.
Keni marrë vlerat që mbart ky Universitet, keni marrë një formim profesional shumë të mirë, por edhe disa vlera që jo në çdo universitet merren.
Dua t’ju them se, ju jeni njerëzit që përfaqësoni të ardhmen e vendit tone, ju jeni ashtu siç ka emrin univesiteti,
Hënë e plotë që ndriçon shumë.
Merrni seriozisht këtë gjë, vlerësojeni dhe do të keni bekimin e Zotit, të familjeve tuaja dhe gjithë shoqërisë.
Ju priftë e mbara në çdo aspekt të jetës tuaj, Zoti ju bekoftë!”, tha Kryetari Spahiu ndër të tjera në fjalën e tij.
I ftuar i veçantë në këtë cermeoni ishte edhe Kryetari i Organizatës Ndërkombëtare “Educators ëithout Borders”, Dr. Mohamed Albaili, i cili vlerësoi seriozitetin e institucionit dhe përkushtimin e stafit.
Aktiviteti vazhdoi më tej me shpërndarjen e certifikatave të ekselencës për studentët e parë të çdo programi studimi, të cilët mbajtën fjalën përshëndetëse para të pranishmëve në emër të diplomuarve për cdo departament.
Ceremonia u mbyll me hedhjen tradicionale të kapeles nga të diplomuarit.
Ceremonia u organizua në Amfiteatrin e Liqenit Artificial, Tiranë.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ju uron suksese të mëtejshme çdo të diplomuari në BEDËR!

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë