Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i bashkëngjitet nismës së Fondacionit “Fundjavë Ndryshe” për të dhuruar gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë.

Fushata u zhvillua ditën e sotme në ambientet e institucionit ku dhuruan pjesëtar të ndryshëm të stafit. Ndërkohë, dhurimi i gjakut po zhvillohet njëkohësisht edhe në xhamitë kryesore të rretheve.

Nevojat e fëmijëve talasemikë janë më të shumta se sa dhurimet vullnetare të gjakut në Shqipëri, ndaj Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i bën thirrje çdo qytetari apo individi që dëshiron të dhurojë gjak ti bashkohet kësaj fushate.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë