Pas finalizimit të fazës së parë të ndihmave me datë 7 të këtij muaji, Zyra e Gruas në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë shpërndau sot 150 pako të tjera me ushqime të ndryshme bazike për familjet në nevojë, gra të dhunuara, fëmijë jetimë dhe kategori të tjera të ngjashme sociale.

Kjo fushatë u zhvillua në dy faza dhe u shpërndanë gjithësej rreth 300 pakto me ndihma për individë që vinin kryesisht nga rrethinat e qytetit të Tiranës në kuadër të muajit të bekur të Ramazanit dhe festës së Fitër Bajramit.

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë